Aktualitet

The TIMES: Brenda fabrikave të kanabisit; si e pushtuan shqiptarët drogën në Skoci

Një nga "serat" u zbulua verën e kaluar, diku në rrugicat e pasme të një qyteti të qetë skocez nga...një mace.

k.m.
The TIMES: Brenda fabrikave të kanabisit; si e pushtuan shqiptarët
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një banjo publike e braktisur në Forfar është shembulli sesi bandat ballkanike po prodhojnë lëndë narkotike të paligjshme duke shfrytëzuar të rinjtë e trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga "serat" u zbulua verën e kaluar, diku në rrugicat e pasme të një qyteti të qetë skocez nga një mace.

"Ajo kishte erë kanabisi,"- tha pronarja e kafshës shtëpiake. Duke qenë se mendoi se diçka e madhe dhe ilegale po ndodhte shumë pranë banesës së saj, ajo njoftoi Policinë. Aty pranë, në atë që dikur kishte qenë banja publike e qytetit, dhe pikërisht aty oficerët zbuluan një fermë droge. Në disa kate të improvizuara brenda ndërtesave, ata gjetën rreth 250 bimë kanabis, me vlerë deri në 187,000 £, dhe kapën dy persona që kujdeseshin për to. Hajri Musa, 39 vjeç dhe Gerald Daci, 21 vjeç — u burgosën me tre vjet.

The TIMES: Brenda fabrikave të kanabisit; si e pushtuan shqiptarët

Ferma e tyre nuk ishte e para dhe as më e madhja që u zbulua. Deri më tani këtë vit, Policia e Skocisë ka bastisur të paktën 14 vende ku kultivohej kanabis. Vlera totale e drogës vlerësohet të jetë afër 10 milionë paund. Shumica, nëse jo të gjitha, janë "vepra" të gansterëve që vijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, por edhe shumë shqiptarë. 

Por si përfunduan kriminelët e një kombi relativisht të vogël të Adriatikut duke u futur në tregun e drogës?

Kanë kaluar 12 vjet që kur një detektivi Stevie Whitelock i Agjencisë Skoceze të Krimeve dhe Zbatimit të Drogës paralajmëroi për herë të parë se ky grup "i rrezikshëm" i krimit të organizuar kishte arritur në Skoci. Ai foli për një grup që e cilësoi si "Ballkani Perëndimor", një term që në teori i referohet Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe Shqipërisë. Por diçka ka ndryshuar! Grupet kriminale shqipfolëse janë diversifikuar nga importimi i drogës në prodhimin e tyre në Britaninë e Madhe. Dhe ata e kanë bërë këtë duke shfrytëzuar të rinjtë që trafikojnë në Britani, ndonjëherë me varka të vogla që kalojnë Kanalin Anglez.

Policia është e shqetësuar. Ata janë marrë me plantacione të fshehta për vite, duke përfshirë, relativisht kohët e fundit edhe grupet e drejtuara nga bandat e Lindjes së Largët, vietnameze ose kineze. Por biznesi i kanabisit vazhdon të rritet. Detektivi Whitelock tha se ai nuk beson se publiku i gjerë e kupton shkallën e plotë të këtyre operacioneve anti-drogë, sepse nuk e dinë "kush është i përfshirë", apo rreziqet që ato paraqisnin.

Detektivi ka një shqetësim tjetër: që konsumatorët duhet të mendojnë se nga kush po blejnë.

The TIMES: Brenda fabrikave të kanabisit; si e pushtuan shqiptarët

“Ka një perceptim se është vetëm kanabis, nuk është drogë e fortë dhe se është krim pa viktima. Absolutisht që nuk është. Ka lidhje me pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore.”

Por si ndihen drejtuesit e bandave vendase të Skocisë për të huajt që veprojnë në terrenin e tyre?

Shumë nga kultivimet e reja të mëdha të kanabisit duket se janë mjaft larg nga bastionet e kriminelëve të organizuar skocezë me baza në Glasgow ose Edinburg. Por a ka pasur ndonjë konfrontim të dhunshëm mes të ardhurve dhe vendasve? Ray Birnie, një mbikëqyrës detektivësh i Policisë Skoceze me bazë në Dundee tha: Ndoshta. 

The TIMES: Brenda fabrikave të kanabisit; si e pushtuan shqiptarët

A mund të ndodhë që tregu është i madh dhe që të gjithë kanë pjesë? A mundet që bandat e huaja t'i bëjnë vendasit të tregtojnë me pakicë prodhimet e tyre? Ruggero Scaturro, analist në Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, theksoi se bandat shqipfolëse mund të jenë shumë fleksibël. Scaturro theksoi gjithashtu se si kriminelët shqiptarë ishin zakonisht të gatshëm të punonin përkrah organizatave të tjera për qëllime të përbashkëta.

The TIMES: Brenda fabrikave të kanabisit; si e pushtuan shqiptarët

Pavarësisht reputacionit të tyre si veçanërisht të dhunshëm dhe agresivë, rrjetet kriminale shqiptare kanë qenë gjithmonë mjaft të orientuara drejt shërbimeve, duke e vendosur gjithmonë fitimin në krye të çdo axhende. Gangsterët shqiptarë krijojnë dhe shfrytëzojnë diasporën në Evropën Perëndimore. Kjo është mënyra se si mafia arriti të vepronte jashtë Ballkanit Perëndimor, ndërsa paratë "i pastrojnë" në shtëpi,” tha ai.

Si shembull, Scaturro mori Tiranën.

"Horizonti i Tiranës, kryeqytetit shqiptar, po transformohet nga paratë e pista. Ju shihni hotele dhe apartamente të mëdha që shfaqen brenda disa muajsh. Problemi është se këto janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe shumica e popullsisë nuk mund të përballojë të jetojë atje. Pra, si rezultat, keni një qytet të mbushur me ndërtesa të përfunduara, por të pabanuara… një skenar që sugjeron se diçka nuk është në rregull.”

Marrë dhe përkthyer nga "TheTIMES"

Poll

MOS HUMB