Aktualitet

Tjetërsonte provat/ AMP arreston ekspertin e kriminalistikës (EMRI)

Fatmir Balaj është arrestuar nga AMP për ekspertim të rremë dhe shpërdorim detyre. 

f.t
Tjetërsonte provat/ AMP arreston ekspertin e kriminalistikës (EMRI)
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË-Eksperti i kriminalistikës, Fatmir Balaj është arrestuar nga AMP për ekspertim të rremë dhe shpërdorim detyre. Nga hetimet ka rezultuar se oficeri 49-vjeçar duke shfrytëzuar funksionin organik, ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisjet kompjuterike (USB), objekt ekspertimi kompjuterik, të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të një subjekti privat, të proceduar penalisht për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, nëpërmjet platformës Forex (call center).


Njoftimi:

AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës për një oficer policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndaj oficerit të policisë, K/Komisar F. B., 49 vjeç, me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.

Caktimi i masës së sigurimit është bërë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara, janë siguruar prova dhe fakte se ky oficer policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisjet kompjuterike (USB), objekt ekspertimi kompjuterik, të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të një subjekti privat, të proceduar penalisht për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, nëpërmjet platformës Forex (call center)./ZËRI

Poll

MOS HUMB