Aktualitet

Tokë pa taksa dhe kredi e butë! Projekti i Ministrisë të Bujqësisë: Si do fuqizohet Agroturizmi në vendin tonë

Projekti synon përfshirjen në tregun e punës e të gjitha kategorive të të rinjve, veçanërisht atyre që janë të ekspozuar ndaj risqeve apo të marxhinalizuar.

D.XH
Tokë pa taksa dhe kredi e butë! Projekti i Ministrisë të
Agroturizmi

TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka prezantuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Agroturizmit. Projekti synon që të fuqizojë agroturizmin në vendin tonë dhe grave sipërmarrëse në këtë sektor. Në projekt thuhet se gratë dhe të rinjtë, që do të vendosin që të investojnë në agroturizëm, kudo në Shqipëri, do të përfitojnë tokë pa taksa dhe garanci sovrane nga shteti. Strategjia synon që të rinjtë dhe gratë të merren më tepër me agroturizëm, duke i dhënë zhvillim këtij sektori.

Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Agroturizmit synon

Promovimin e ekskursioneve edukuese mbi agroturizmin dhe bujqësinë shumëfunksionale për shkollat, të rinjtë dhe gratë.

Promovimin e heqjes së taksave për blerjen e tokave për të rinjtë dhe gratë.

Nxitjen e zhvillimit ndërbreznor (kalimi i traditës nga brezi në brez).

Promovimin e garancive shtetërore të pjesshme për huatë, lidhur me investimet nga të rinjtë dhe gratë në fushën e bujqësisë dhe për ndikimin e politikave, që synojnë fleksibilitet më të lartë të tregut të punës, lidhur me bujqësinë, përmes modeleve sezonale të punësimit për të rinjtë dhe gratë, në kombinim me politikat e tatimit dhe kontributet e sigurimit shoqëror.

Promovimin e rregullave të sigurisë në punë, përmes stimujve për trajnimin dhe blerjen e pajisjeve të mbrojtjes personale, për personat që punësojnë të rinjtë dhe gratë.

Tokë pa taksa dhe kredi e butë! Projekti i Ministrisë të
Strategjia Kombetare e Zhvillimit te Agro-turizmit ne Shqiperi 1

Projekti ka si objektiv që të përmirësojë dukshëm cilësinë e jetës në zonat rurale dhe që hapësirat në këtë vende, të kenë mundësi për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik. Po ashtu, synohet edhe që të ulet standardi i diferencave ekonomike mes zonave rurale dhe atyre urbane.

“Synohet përmirësimi i vazhdueshëm të cilësisë së jetës në zonat rurale dhe diversifikimit të hapësirave dhe mundësive për veprimtari ekonomike: Nxitjes së eliminimit të diferencave midis standardeve të jetesës në zonat rurale dhe në ato urbane nëpërmjet investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën publike rurale në funksion të veprimtarive ekonomike të aktorëve bujqësorë, si p.sh. përmes investimeve në ujësjellës dhe kanalizime, në furnizimin me energji elektrike, në shëndet dhe arsim, në infrastrukturën rrugore dhe në përmirësimin e teknologjisë dhe njohurive mbi teknologjitë e avancuara të prodhimit, si dhe përmes mbështetjes për rritjen e ndërveprimit ekonomik dhe social midis aktorëve”, thuhet më tej në Strategjinë Kombëtare të zhvillimit të Agro-Turizmit.

Projekti synon përfshirjen në tregun e punës e të gjitha kategorive të të rinjve, veçanërisht atyre që janë të ekspozuar ndaj risqeve apo të marxhinalizuar.

Objektivi i parë politik i strategjisë: pjesëmarrja aktive e të rinjve në shoqëri dhe fuqizimi i tyre për të shprehur opinionet e tyre. Politikat ndërsektoriale për rininë koordinohen, mbi bazën e analizës, me mekanizma të mirëfinancuar.

- Objektivi i dytë politik i strategjisë: mbështetja dhe nxitja e novacionit te të rinjtë dhe rritja e aftësive dhe profesionalizmit të të rinjve përmes arsimit cilësor në fushën e TIK-ut dhe në fusha të tjera të zhvillimit dixhital, duke rritur dhe përmirësuar mundësitë për hyrjen në tregun e punës.

- Objektivi i tretë politik i strategjisë: mirëqenia aktive, shëndetësore, fizike, sociale dhe mendore e të rinjve. Siguria, mbrojtja dhe përfshirja e të gjitha kategorive të të rinjve, veçanërisht atyre që janë të ekspozuar ndaj risqeve apo të marxhinalizuar.

Tokë pa taksa dhe kredi e butë! Projekti i Ministrisë të
Strategjia 2

Më tej, në Strategji saktësohet se Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar i turistëve të huaj dhe ndaj duhet të nxitet zhvillimi social-ekonomik i vendit, kryesisht përmes atraksioneve turistike.

“Në Shqipëri, turizmi është një prej sektorëve me potencialin më të madh për nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Turizmi është një sektor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare, kryesisht falë atraksioneve të shumta turistike, pozitës gjeografike strategjike dhe përpjekjeve të qeverisë për promovimin e turizmit. Shqipëria po fiton një reputacion gjithmonë e më të madh në rang ndërkombëtar si destinacion turistik, kjo falë maleve, liqeneve, lumenjve, plazheve dhe pyjeve të shumta, faunës së egër të pasur dhe klimës, plotësuar nga një trashëgimi kulturore e larmishme (arkeologji, arkitekturë, folklore dhe artizanat). Gjithashtu, Shqipëria ka një potencial të madh për zhvillimin e industrisë së turizmit falë pozitës së saj gjeografike në kontinentin evropian, e cila tërheq rreth 51% të fluksit të vizitorëve nga mbarë bota, shumica prej të cilëve vizitojnë vende të rajonit mesdhetar, ku ndodhet edhe Shqipëria”, thuhet në dokumentin e përpiluar nga Ministria e Bujqësisë.

Tokë pa taksa dhe kredi e butë! Projekti i Ministrisë të
Strategjia 3
Tokë pa taksa dhe kredi e butë! Projekti i Ministrisë të
Strategjia 4

Në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Agroturizmit, thuhet se agroturizmi është një mjet që mund të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rural në përgjithësi, e veçanërisht në zonat e marxhinalizuara.

“Shqipëria është një vend i përshtatshëm për zhvillimin e agroturizmit, falë atraksioneve të shumta turistike që ajo ka (pra burimeve natyrore dhe antropogjene), si dhe falë burimeve bujqësore. Bujqësia dhe turizmi janë aktualisht dy sektorë mjaft të rëndësishëm dhe me prioritet për zhvillimin e ardhshëm socio-ekonomik afatgjatë. Prandaj, strategjitë që krijojnë mundësi zhvillimi që ndërlidhin këta dy sektorë të rëndësishëm janë padyshim thelbësore. Për ta përmbledhur, agroturizmi është një mjet që mund të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rural në përgjithësi, e veçanërisht në zonat e marxhinalizuara”, thuhet në Strategji./ZËRI/

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB