Aktualitet

Torturimi i shqiponjës, ADZM Gjirokastër: Të mbrohen kafshët

ADZM Gjirokastër, por edhe specialistët veterinerë deklaruan se duhet mbrojtur fauna e egër

D.XH
Torturimi i shqiponjës, ADZM Gjirokastër: Të mbrohen kafshët
Shqiponja e torturuar

GJIROKASTËR – Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër, ka reaguar, pas ngjarjes së rëndë të torturimit të një shqiponje në një fshat të Përmetit, nga një 35-vjeçar. ADZM Gjirokastër, por edhe specialistët veterinerë të zonës bëjnë thirrje për të mbrojtur faunën e egër, si një vlerë natyrore e turistike për vendin.

“I bëjmë thirrje të gjithë banorëve, të zonave të mbrojtura dhe të gjithë Qarkut të Gjirokastrës që të mbrojmë kafshët dhe shpendët e egra si resurs natyror i Qarkut ”,- tha Grigor Dushi, drejtor pranë AZM Gjirokastër.

Dushi theksoi se po punohet edhe në këtë moment, për mosdëmtimin e shumë kafshëve të egra. “ADZM Gjirokastër, vitet e fundit po punon me shoqatat mjedisore për rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes, një shpend tepër i rrezikuar, për të cilin vitet e fundit kemi marë disa hapa për rimëkëmbjen e kësaj populate, sidomos në Qarkun e Gjirokastrës”,-deklaroi Dushi për Euronews.

Në qarkun Gjirokastër, kanë habitatet e tyre lloje të konsiderueshme kafshësh dhe shpendësh, që po shërbejnë edhe si atraksion turistik për vizitorë vendas, por dhe të huaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Një ditë më parë, 35-vjeçari Napolon Arizi u arrestua nga policia, pasi kishte torturuar një shqiponjë, pasi e kishte lidhur në një gardh me tel. Policia zbuloi se Arizi kishte vrarë dhe dy sorkadhe./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB