Aktualitet

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, gjykata lë në burg ish-efektiven e burgjeve dhe 4 të rinjtë

Të rinjtë u kapën nga Policia në një parking në Rrugën e Rinasit dhe brenda automjetit ku udhëtonin iu gjetën 9 armë me krehër e municion luftarak.

f.t
Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, gjykata lë në burg
të dënuarit

TIRANË-Gjykata ka lënë në burg katër të rinjtë dhe ish-efektiven e burgjeve, të arrestuar për trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Sabian Hasajn, Redi Nikën, Denis Hasajn, Denisa Halilajn dhe Mirjan Hasajn. Të rinjtë u kapën nga Policia në një parking në Rrugën e Rinasit dhe brenda automjetit ku udhëtonin iu gjetën 9 armë me krehër e municion luftarak.

Para hetuesve ish-efektivja e burgjeve ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe se përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim që të mos kishin asnjë problem derisa të vinin në Tiranë. Por nuk thekson se përse nuk i ka pyetur kurrë të tjerët se për çfarë do të vinin nga Malësia e Madhe në Tiranë.

Teksa Denisa Halilaj ka dhënë versionin e saj, 4 të tjerët e arrestuar, Denis Hasaj, Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj kanë zgjedhur që të heshtin. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë detaj për shitjen e armëve të zjarrit, aq më pak emrat e personave ku do të shiteshin në Tiranë. Të 9 armët, të cilat ishin fshehur në një valixhe, rezultojnë të jenë të ’97-ës, por janë ende aktive. Megjithatë përveçse ku do t'i shisnin, asnjë prej tyre nuk ka treguar as ku i kanë marrë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB