Aktualitet

Tragjedi në Malësi të Madhe, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën (EMRI)

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, në Kelmend.

zh.ll
Tragjedi në Malësi të Madhe, 40-vjeçari bie në
foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, në Kelmend. Viktima është identifikuar si Florian Sini 40-vjeç.

Pas marrjes së njofitmit, Policia bën me dije se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB