Aktualitet

Tragjedia në punë në Gjermani, policia: 3 viktimat janë shqiptarë

Policia gjermane ka konfirmuar se tre punëtorët, që ndërruan jetë në vendin e punës në Hamburg, janë shqiptarë.

D.XH
Tragjedia në punë në Gjermani, policia: 3 viktimat janë
Gjermani

HAMBURG- Një aksident i rëndë në punë ndodhi mëngjesin e sotëm të 31 tetorit, në lagjen “HafenCity” në Hamburg.

Pesë persona raportohet se kanë ndërruar jetë, pasi ishin duke punuar për rregullimin e një ashensori.

Policia gjermane ka njoftuar se 3 nga 5 viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.

Nuk ka asnjë dëshmi se viktimat janë bullgarë. Policia gjermane ka përgënjeshtruar kështu informacionin fillestar të Autoritetit të Zhvillimit Urban, që kishte thënë se personat që ndërruan jetë ishin nga Bullgaria.

Aksidenti i rëndë në punë ndodhi, pasi disa persona po punonin për vënien në punë të një ashensori, në një zonë ndërtimi të qytetit të Hamburgut. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB