Aktualitet

Tritol si 'mesazh' për motrat Nikolli, dosjen do e hetojë SPAK, të tjera probleme për Nuredin Dumanin

Deri më tani nuk dihet nëse ky i fundit është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

k.m.
Tritol si 'mesazh' për motrat Nikolli, dosjen do e hetojë
Alda dhe Xhovana Nikolli

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar nga Prokuroria e Elbasanit, dosjen e vendosjes së tritolit ndaj motrave Nikolli. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se çështja ishte regjistruar pranë Prokurorisë së Elbasanit, por është tërhequr në Tiranë me kërkesë të SPAK. Dosja do t’i bashkohet të njëjtit hetim për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani. Megjithatë, deri më tani nuk dihet nëse ky i fundit është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Nga shpërthimi i tritolit, u plagos rëndë Enea Thomollari, ndërkohë që edhe pse është identifikuar se për kë bëhet fjalë, Policia e Elbasanit nuk ka mundur që të vendosë në pranga as autorin e ngjarjes. Personi, për të cilin thuhet se ka precedentë të mëparshëm penalë, është afruar në vendin e krimit me një biçikletë dhe më pas është larguar me të njëjtin mjet. Me prangosjen e tij mund të mësohet më shumë, edhe lidhur me mënyrën sesi ai ka marrë porosinë për të vendosur lëndën plasëse në shtëpinë e dy motrave.

Alda Nikolli ishte shënjestra e tritolit që shpërtheu në derën e shtëpisë në Elbasan. Pas ngjarjes, në media, ajo ka rrëfyer ‘mbretërinë’ që i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani kishte ngritur brenda mureve të qelisë. Sipas saj, Nuredin Dumani bën ligjin brenda burgut, dhe se futet për të dhunuar të dënuarit e tjerë në qeli, nën mbrojtjen e policisë. E reja tregoi se Dumani i ka rrëfyer shumë nga krimet që ka bërë, dhe se sipas saj, ai vendos gjoba edhe nga burgu. Alda Nikolli pretendon se pasi janë ndarë, ai e ka kërcënuar dhe se dyshon se tritolin ia ka vendosur ai në banesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB