Aktualitet

Tritoli në hotelin e Luan Matës, SPAK zbardh ngjarjen, e kreu Ramazan Rraja, Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj

Sipas SPAK personi që ka vendosur tritolin në hotelin Viktoria është Ramazan Rraja, i ndihmuar nga Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj

E.K
Tritoli në hotelin e Luan Matës, SPAK zbardh ngjarjen, e kreu Ramazan
Tritoli ne hotelin Viktoria

TIRANË- Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK për atentatin e vitit 2019 në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, janë zbardhur edhe disa ngjarje të tjera kriminale, ku të pandehurit e marrë nën hetim prej tyre kanë qenë të përfshirë. Kështu SPAK ka zbardhur vendosjen e tritolit në hotelin në pronësi të biznesmenit Luan Mata, në zonën pranë spitaleve në Tiranë. Personi që ka vendosur tritolin është shtetasi Ramazan Rraja, në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn.

“Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj”, thuhet mes të tjerave në dosjen e SPAK.

Nga shpërthimi i ndodhur në hotelin në pronësi të Luan Matës nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak për vendosjen e tritolit është një borxh për pazaretv e drogës që Ervin Mata i ka pasur Plaurent Dervishajt, i cili prej kohësh ndodhet në Dubai. /ZËRI

Poll

MOS HUMB