
BUDVA- “Futbollistët e rinj shqiptarë provokuan bashkëmoshatarët e tyre nga Serbia në garën ndërkombëtare ‘’Trofej Budva” në Mal të Zi duke u treguar fillimisht shqiponjën dykrenare në fushë, e më pas duke hedhur fishekzjarre në dhomën e tyre të hotelit”, shkruan media serbe ''Blic'' këtë të mërkurë. Sipas tyre, lajmin e kanë konfirmuar prindërit e fëmijëve të pranishëm në garë. Po ashtu, raportohet se ngjarjen e ka pranuar dhe policia dhe pse në përgjigjen e saj nuk është treguar e drejtëpërdrejtë, por ka pohuar vetë se ka pasur një incident në hotel dhe ata kanë ndërhyrë.
“Ka ndodhur një incident, është përgjigjur edhe policia”, thuhet jozyrtarisht për “Blic”.
Dy klube të Beogradit morën pjesë në turneun në Budva. Mediat e Beogradit raportuan dje se fëmijët nga Serbia, të moshës 8 deri në 12 vjeç, ditë e natë "sulmoheshin vazhdimisht nga adoleshentët shqiptarë katër vjet më të mëdhenj në mpshë". Po ashtu, Republika njoftoi se futbollistët e rinj shqiptarë “hynë në dhomat e tyre në mes të natës, i hodhën fishekzjarre, i kërcënuan, i ofenduan, përdorën sharjet dhe ofendimet dhe në fund treguan shqiponjën dykrenare”.
Lidhur me këtë rast, “Blic” dje ka kontaktuar me përfaqësuesit e klubeve dhe organizatorët e turneut, por asnjëri prej tyre nuk ka dashur të flasë më gjerësisht për këtë temë. Ndër të tjera lajmin se ka pasur ngacmime e ka pranuar dhe stafi i hotelit.
Sipas tyre, kur ka ndodhur rrëmuja, punonjësit në recepsion dhe sigurimi i hotelit kanë paralajmëruar pjesëmarrësit në incident, janë thirrur edhe të gjithë trajnerët dhe u është thënë se “shkelja e rregullave të hotelit dhe shqetësimi i mëtejshëm i asnjë mysafiri nuk do të lejohet”. Menjëherë është thirrur edhe organizatori i turneut, Nenad Filipoviç, i është paraqitur situata dhe është kërkuar që të ndërmarrë hapa parandalues me organizator drejtuesit e ekipit shqiptar, që situata të mos përsëritet më, shkruan më tej “Blic”./ZËRI