Aktualitet

“Ty do të bëj të vrasësh veten!”/ "Premtimi" që i dha Xhemal Loka të shoqes, djali tregon tmerrin: Një natë para se mami të vdiste...

Dëshmia e tij pranë Policisë së Durrësit, ka zbuluar detaje tronditëse nga situata në të cilën ndodhej 41-vjeçarja në banesën e saj.

k.m.
“Ty do të bëj të vrasësh veten!”/
Bedrie dhe Xhemal Loka

DURRËS- Djali i mitur i 41-vjeçares, Bedrie Loka, ka zbuluar më shumë detaje lidhur me rrethanat që e shtynë të ëmën e tij për të konsumuar fostoksinë dhe për t'i dhënë fund jetës. Dëshmia e tij pranë Policisë së Durrësit, ka zbuluar detaje tronditëse nga situata në të cilën ndodhej 41-vjeçarja në banesën e saj. I miturit ka dëshmuar për hetuesit se një natë përpara se e ëma të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, babai i tij, Xhemal Loka e ka ofenduar dhe dhunuar nënën e tij të ndjerë. Madje debati mes tyre ka zgjatur deri në orën 23:00.

Në rrëfimin e tij, ai ka treguar se rreth 1 vit më parë, kur ishte në Greqi, babai i tij e kishte marrë 41-vjeçaren në telefon dhe i kishte thënë se “unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”.

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im… mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain,”- ka deklaruar djali, duke shtuar dyshimet lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares, shkaku mbetet ende mister. 

Ndaj 45-vjeçarit, Xhemal Loka  rëndojnë dy akuza që janë ajo e shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe armëmbajtja pa leje. Në banesën e Lokës u gjet një automatik, si dhe një sasi fishekësh. Do të jetë gjyqtari Paulin Çera ai që do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. ZËRI udhëtoi të shtunën drejt Sukthit e Fllakës, dy zonat që përmbledhin jetën e Bedrie Lokës, që pjesën më të madhe të kohës e kalonte në fabrikën ku punonte, e ndërsa sot, nuk po prehet e qetë as në banesën e fundit. Kjo për shkak se vëllezërit e saj kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit, që sipas tyre ishte me shenja dhune edhe ditën e varrimit. Ata kanë pasur një konflikt me Xhemal Lokën, e për këtë shkak nuk pritën as ngushëllimet në banesën e çiftit. Ishin rrëfimet e 4 fëmijëve që zbuluan se nëna e tyre ishte vazhdimisht nën dhunën e të atit, i cili shumicën e kohës e kishte kaluar në emigracion./ZËRI

Poll

MOS HUMB