Aktualitet

U akuza për katër vepra penale/ Dënohet me 12 vite burg biznesmeni, Francesco Becheti

Në vitin 2022, Apeli e dënoi me 17 vite burg, por tashmë i ka ulur 5 vite bazuar edhe në aplikimin e nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm. 

zh.ll
U akuza për katër vepra penale/ Dënohet me 12 vite burg
Francesco Becchetti

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Apeli fillimisht e dënoi me 17 vite burg, por tashmë i ka ulur 5 vite bazuar edhe në aplikimin e nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm. Gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani ishin treshja e Apelit që mori vendimin duke ndryshuar pjesërisht një pjesë të dënimit.

Francesco Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Gjykata e Apelit uli gjithashtu në 12 vite burg dënimin për Mauro De Renzis, i dënuar në Shkallë të Parë me 16 vite si bashkëpunëtor i Becchettit. 

Becchetti vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që në vitin 2022 u dënua me 17 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për një sërë veprash penale.

Konflikti me Becchetti-n:

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Beçhetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.

Pas këtij vendimi, investitori ka synuar mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, ndërkohë që qeveria thekson se beteja ende nuk ka mbaruar.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Beçhetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë. Por në prill 2023, Beçhetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Beçhetti-t. Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beçheti për të çuar çështjen në Arbitrazh. Ndërsa në shkurt të vitit 2022 Gjykata e Tiranës dënoi me 17 vite burg sipërmarresin italian Francesco Beçhetti. /ZËRI

Poll

MOS HUMB