Aktualitet

FOTO- U arrestua për inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj shfaqet në stadium

Në të njëjtin vend ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk u është ndarë kuqezinjve gjatë sfidave të fundit.

F.m
FOTO- U arrestua për inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj shfaqet
Arben Dervishaj dhe Taulant Balla

TIRANË- Arben Dervishaj, i cili u arrestua dhe akuzohej nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit, po shijon lirinë. Këtë mbrëmje, ai është fotografuar teksa ndjek ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në stadiumin “Air Albania”. Krah tij, duket se është dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Në të njëjtin vend ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk u është ndarë kuqezinjve gjatë sfidave të fundit.

Arben Dervishaj, ish-zëvendëspresidenti i FSHF-së dhe biznesmeni që mbikëqyrte punimet e inceneratorit të Fierit akuzohej se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës.

Gjykata i rrëzoi këto akuza me argumentin se janë të pabaza dhe e la atë të lirë.  Dervishaj ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Ndërtuesve të Shqipërisë”, zëvëndëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit nga viti 2006.

Poll

MOS HUMB