Aktualitet

U arrestua për korrupsion, gjykata liron ish-prokurorin Sali Hasa

D.XH
U arrestua për korrupsion, gjykata liron ish-prokurorin Sali Hasa
Ish-prokurori Sali Hasa

BERAT – Gjykata e Beratit ka liruar nga burgu ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Ai ishte dënuar me 3 vite dhe 6 muaj burg nga Apeli i Posaçëm.

Gjykatësit kanë pranuar kërkesën e Hasës, për liri me kusht. Disa ditë më parë, Sali Hasa iu drejtua gjykatës për të fituar lirinë me kusht, për sjellje të mirë. Kjo kërkesë është pranuar.

Në maj 2022, Gjykata e Apelit prishi dënimin me 2 vite burg të shkallës së Parë ndaj ish-prokurorit, duke vendosur ta dënojë atë përfundimisht me 3 vite e 6 muaj burg.

Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e 2021, me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se kishte pushuar një procedim penal, ndaj një personi kundrejt një shume monetare.

Hasa u arrestua me urdhër të SPAK, pas dyshimeve se i ka marrë shtetases Elsiona Papa një shumë parash, për të pushur hetimet ndaj vëllait të saj, Emiljan Mirjani. Prokurori, pasi ka marrë paratë, nuk nisi procedim ndaj Miranit, i cili akuzohej për plagosje me dashje./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB