Aktualitet

U betua mes zhurmës dhe flakadanëve, Endri Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Një ditë më parë, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit, në kushte aspak të zakonta në Kuvend.

zh.ll
U betua mes zhurmës dhe flakadanëve, Endri Shabani merr zyrtarisht
endri shabani prezantohet si avokat i popullit

TIRANË- Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, mori sot zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke nisur ushtrimin e mandatit kushtetues që i është besuar. Shabani u prezantua përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit përmes një prezantimi zyrtar që u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj.

Një ditë më parë, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit, në kushte aspak të zakonta në Kuvend. Mes tensioneve, zhurmës dhe flakadanëve, ai u betua pasi kryeparlamentari Niko Peleshi ka lexuar fjalët e betimit. Deputetët opozitarë u përpoqën të ndalonin betimit, por nuk ia arritën, ndërsa Endri Shabani i përshëndeti me një puthje. 

Endri Shabani u zgjodh në seancën e 11 dhjetorit, me 85 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim me votim të fshehtë, ndërsa opozita zgjodhi të braktisë procesin e votimit. Në momentin e votimit të tij ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit edhe kryeministri Rama, i cili mungoi gjatë gjithë pjesës tjetër të seancës. Shabani do të ushtrojë mandatin e tij 5-vjeçar, duke zëvendësuar në këtë post, Erinda Ballancën, e cila e drejtoi institucionin tre vite përtej përfundimit zyrtar të mandatit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB