
DIVJAKË – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë. Një punëtor 53-vjeçar i quajtur Ilir Lena ka ndërruar jetë, pasi u dëmtua nga makineria e fabrikës, ku punonte. Fabrika paketon fruta-perime dhe është në pronësi të shtetasit Ristan Janko.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vdekja e punëtorit, kolegët të përlotur: Në fabrikë punonte prej vitesh
53-vjeçari Ilir Lena humbi jetën nga një aksident në punë në një fabrikë në Divjakë. Kolegët e tij, të përlotur për ngjarjen e rëndë, kanë thënë se ai ishte prej vitesh punëtor në fabrikë. Sipas tyre, Lena nuk do ketë pasur mendjen dhe është aksidentuar nga një pajisje. /ZËRI/