Aktualitet

U dënua me 15 vite burg në mungesë, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen e Domart Konjarit

Konjari, i shpallur fajtor në vitin 2021 për një sërë akuzash, do të gjykohet sërish në Apelin e Posaçëm, këtë herë nga një trupë gjykuese tjetë

E.K
U dënua me 15 vite burg në mungesë, Gjykata e Lartë rikthen
domart konjari

TIRANË- Dosja penale ndaj të shumë kërkuarit të drejtësisë Domart Konjari do të rigjykohet sërish në Apelin e Posaçëm më një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Lartë një ditë me parë ka prishur vendimin e shkallës së dytë, e cila e ka dënuar Konjarin me 15 vite burg në mungesë. Konjari me 7 tetor të vitit 2021 u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për një sërë akuzash që përfshihen “Krijim, organizim dhe drejtim organizate kriminale”; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.  Sipas prokurorisë, Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë.

Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin në Amerikën e Jugut.

Ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit, me të cilin kishte pasur edhe bashkëpunim në fushën e narkotikëve. Madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

Poll

MOS HUMB