Aktualitet

DËSHMIA e një prej të dhunuarve në Mal të Zi: Kishim flamurin shqiptar në makinë

Sipas tij nuk ka patur asnjë provokim nga ana e tyre, pasi ndodheshin në makinë dhe papritur një grup personash kanë goditur automjetin.

f.t

DËSHMIA e një prej të dhunuarve në Mal të Zi: Kishim

SHKODËR-Njëri prej shqiptarëve të dhunuar nga policia malazeze, Klodian Meaj ka folur për për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Meaj ka rrëfyer se në makinë kanë pasur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin dhe dyshon se ky ka qenë shkaku.

Sipas tij nuk ka patur asnjë provokim nga ana e tyre, pasi ndodheshin në makinë dhe papritur një grup personash kanë goditur automjetin. Më pas i riu dëshmon se sapo kanë dalë nga automjeti janë dhunuar barbarisht dhe më pas autorëtt janë larguar.

Klodian Meaj: Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare. Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falënderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falënderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falënderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë.

Tre shqiptarët e dhunuar janë kthyer në Shqipëri, ku i janë nënshtruar edhe një kontrolli në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI

Poll

MOS HUMB