
FIER- Grei Bihucit iu mor jeta sot nga një bashkëmoshatar për një sherr të nisur në rrjetet sociale. Pas ngjarjes së rëndë shokët e klasës së 19-vjeçarit kanë shkruar një mesazh prekës.
"Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona!,"- shkruhet në postimin e shkollës së mesme 'Petro Sota'.
Grei u qëllua për vdekje me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI