Aktualitet

Burg për trafikantin e drogës Enea Sulejmani, s'shpëton as polici i Operacionales, justifikimi: S'kam lidhje!

Ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit.

k.m.
Burg për trafikantin e drogës Enea Sulejmani, s'shpëton as
Enea Sulejmani

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg, pa afat", Enea Sulejmanin, ndërsa 3 të arrestuesit e tjerë do qëndrojnë në burg deri më 16 maj. Kreu i Transportit Ndërqytetas, Enea Sulejmani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore. Por u përfaqësua nga avokati i tij në seancë, duke dhënë edhe versionin e tij lidhur me ngjarjen.

Ndërsa nga ana tjetër, përballë gjyqtarit, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj gjatë seancës kanë kërkuar që dëshmitë e tyre të para të mos merreshin parasysh pasi i kishin dhënë nën trysninë e efektivëve të Policisë dhe pa praninë e avokatit të tyre. Gjatë fjalës së tyre në seancë, ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Sulejmanit. Po ashtu, në burg është lënë edhe polici i “Operacionales”, Ervis Shkurta, i cili ka mohuar që numri ku është nisur një mesazh të ketë qenë i tij.

"Nuk kam lidhje fare me ngjarjen. Numri britanik nuk është i imi,"-është shprehur ai para Gjykatës. 

Të gjithë, ishin pjesë e nje grupi për trafikimin e lëndëve narkotike. Mbrëmjen e të enjtes, Sulemani, Ostreni dhe Begaj u përplasën me efektivët e anti-drogës në Tiranë. Madje tentuan që të shtypnin efektivët me makinën e tyre.  Nga i njëjti grup, polici i Operacionales Ervis Shkurta u arrestua një ditë më parë, edhe pse të enjten edhe ai ishte afër vendit të ngjarjes, por sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që priste për të marrë kokainën, që të largohej me shpejtësi.

Emri i tij ka dalë pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’. Me një numër anglez, ai komunikonte me të tjerët për kokainën dhe shumën e parave që do të merrej. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e mallit dhe të parave mes grupeve kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB