Aktualitet

"Mollë sherri aksidenti"/ Merret peng 22-vjeçari, arrestohen dy autorët: Na jep lekët e dëmit (EMRAT)

Pasi e kanë dhunuar, dy të rinjtë kanë futur me forcë në makinën 22-vjeçarin, derisa i kanë marrë lekët.

f.t
"Mollë sherri aksidenti"/ Merret peng 22-vjeçari,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ardit Cara dhe Arjan Dukaj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi morën peng një person dhe e mbajtën në një automjet. Dy të rinjtë fillimisht janë konfliktuarme 22-vjeçearin, pas një aksidenti me makinë. Cara dhe Dukaj i kanë kërkuar të riut lekët e dëmit, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar. Pasi e kanë dhunuar, dy të rinjtë kanë futur me forcë në makinën 22-vjeçarin, derisa i kanë marrë lekët. Më pas ata e kanë lënë të lirë 22-vjeçarin, i cili menjëherë ka denoncuar në Polici ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

– A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie. Materialet i kaluan Prokurorisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB