
VLORË – Ka humbur jetën në spital bariu 75-vjeçar, që ditën e sotme u përplas nga dy automjete.
Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku dy makina kanë përplasur të moshuarin Naun Kaçani. Ky i fundit punonte si bari në zonë dhe në momentet kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke kaluar rrugën.
Pas aksidentit, Kaçani është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka ndërruar jetë disa orë më vonë, për shkak të dëmtimeve të shumta në tru.
Makinat që janë përfshirë në këtë aksident, janë përplasur edhe me njëra-tjetrën. Policia është në vendngjarje dhe po heton aksidentin, që la të vdekur bariun 75-vjeçar.
Njoftimi i policisë kur ndodhi aksidenti
Rreth orës 10:40, në autostradën “Vlorë-Fier”, në vendin e quajtur “Kripa”, automjeti me drejtues një 33 vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 74 vjeç. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar një këmbësor në këtë zonë, rreth 75 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve./ZËRI/