Aktualitet

U prezantuan si ukrainas/ Hajdutët marrin zarfet me euro në një “exchange” në Shkodër, lenë ato bosh

Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda.

f.t
U prezantuan si ukrainas/ Hajdutët marrin zarfet me euro në një
PAMJE NGA NGJARJA

SHKODËR-Dy shtetas të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash. 

Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt t’i sillnin lekët. Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura, por pa euro brenda.

Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë këqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot./ZËRI

Poll

MOS HUMB