Aktualitet

U shtrua pas problemeve me zemrën, ish-presidenti Alfred Moisiu del nga ambientet e QSUT-së (FOTO)

Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, QSUT ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se, Moisiu ka lënë sot ambientet e spitalit.

zh.ll
U shtrua pas problemeve me zemrën, ish-presidenti Alfred Moisiu del nga
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është larguar nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pas u shtrua pak ditë më parë. Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, QSUT ka njoftuar përmes një reagimi në rrjetet sociale se, Moisiu ka lënë sot ambientet e spitalit. 

"Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!", shkruhet në reagimin e QSUT, teksa ka publikuar edhe një foto të ish-kreut të shtetit. 

Mbrëmjen e 4 shkurtit, ish-Presidenti Alfred Moisiu, u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore. Ish-kreu i shtetit u paraqit në spital me vështirësi në frymëmarrje dhe është shtruar në pavionin e Kardiologjisë, ndërsa ka qëndruar për disa ditë nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.  Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim./ZËRI

Poll

MOS HUMB