Aktualitet

U vetëdorëzuan, Sakica dhe Troshani: Jemi pajtuar me Vladimir Bruçin!

Dy të rinjtë, të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi.

k.m.
U vetëdorëzuan, Sakica dhe Troshani: Jemi pajtuar me Vladimir
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

SHKODËR- Izmir Sakica dhe Samuel Troshani u vetëdorëzuan "në paqe" gjatë ditës së djeshme. Dy të rinjtë, të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia për dhunimin e 62-vjeçarit Vladimir Bruçi. Sakica dhe Troshani ndodhen në paraburgim dhe gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se kishin zgjedhur që të vetëdorëzoheshin për shkak se ishin pajtuar me Bruçin. Duke qenë se me "viktimën" kishin marrëveshje, vendosën që të mbyllin punë edhe me ligjin.

Tashmë pritet që të dy të dalin para Gjykatës së Shkodrës për të caktuar masën e sigurisë.

Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim, por po ashtu ndaj tyre janë ngritur dyshime se janë të përfshirë edhe në masakrën e Dobraçit, ku u vra Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha./ZËRI

Poll

MOS HUMB