Aktualitet

Zbardhet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Gjermani

Si autor i ngjarjes është vënë në pranga një 17-vjeçar shqiptar

E.K
Zbardhet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Gjermani
Viktima dhe vendi ku u gjet trupi i pajete

GJERMANI- Është zbardhur identiteti i të riut shqiptar që u qëllua me plumb në kokë në Gjermani, ndërsa për ngjarjen u vetëdorëzua në polici një bashkëatdhetar, 17-vjeç. I riu që u gjet i vrarë është Alonso Hysneli nga Burreli, 25-vjeç i cili ishte rritur jetim, dhe prej pak kohësh ishte vendosur në Hamburg të Gjermanisë.

Trupi 25-vjeçarit u gjet në disa shkurre pranë një zone me ujëra termale të cilën e vizitojnë shumë pushues. 17-vjeçari e ka rrëfyer vetë krimin e kryer në polici duke thënë se e kishte vrarë të riun me një plumb në kokë, pa dhënë detaje në lidhje me shkaqet që e çuan drejt këtij akti me pasoja fatale.

BILD zbulon se viktima dhe i riu shqiptar me shumë mundësi kanë pasur një përplasje për pazaret e drogës. Evidentohet se shqiptari nuk ka një rezidencë të përhershme në Gjermani dhe gjithashtu nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është dhënë dhe nga miqtë e të afërmit në rrjetet sociale, të cilët theksojnë jetën e vështirë që kishte kaluar i riu në Shqipëri.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB