
GREQI- Një incident ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Greqi, ku dy anëtarë të komunitetit LGBT u dhunuan. 21 persona janë arrestuar nga policia e Selanikut, pas ngjarjes, kur në sheshin “Aristotelus”, u sulmuan me fjalë, me shishe dy anëtarë grekë 31 vjeçarë të komunitetit LGBT, ndërsa njëri prej tyre edhe u dhunua.
Policia shoqëroi 24 persona, nga të cilët 21 prej tyre u arrestuan. Mes tyre janë edhe 13 shqiptarë të identifikuar si Orgito Trupja, 21 vjeç, Andrea Nuredini, 22 vjeç, Kristjan Selmani, 18 vjeç, Mario Rapaj, 18 vjeç, Fabio Hoxha, 18 vjeç, Leandro Kurto, 18 vjeç, A. J., 17 vjeç, A. J, 15 vjeç, K. K, 15 vjeç, Klajdi Facja, 19 vjec, Uendi Sota, 19 vjeç, Serxhio Dragoti, 18 vjec dhe Rivaldo Brahimaj, 19 vjeç.
Të arrestuarit e tjerë mësohet se janë grekë, nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe një qipriot. /ZËRI