Aktualitet

“Çuna dhe goca kemi ca filmime këtu që Zot na ruaj”, moderatori i larguar nga RTSH: Me krahë të lehta atje ku të shkoni

Sipas moderatorit, ai do të dorëzojë në SPAK një USB me pamje ‘ulëritëse’

E.K
“Çuna dhe goca kemi ca filmime këtu që Zot na
ardit murataj dhe juristi i tij

TIRANË- Largimi i Alfred Pezës nuk ka sjellë asnjë ndryshim në korridoret e Radio Televizionit Shqiptar, ku tashmë ‘viktimë’ e pushimeve të padrejta janë bërë dy moderatorët e emisionit të mëngjesit. Njëri prej tyre, Ardit Murataj ka paralajmëruar padi në SPAK për drejtuesit e RTSH-së, që sipas tij e kanë pushuar në mënyrë të padrejtë nga puna.

Përmes një video që ka publikuar me përfaqësuesin e tij ligjor, Murataj shprehet se kontratat e punës që ka firmosur janë pa numër protokolli, ndërkohë që një tjetër usb që sipas tij është dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme, ku ka materiale audio dhe video që provojnë çfarë ndodh në RTSH.

“Kjo këtu është për SPAK, nesër në mëngjes, çuna dhe goca keni ca filmime ju të RTSH-së, që Zot na ruaj. Më krahë të lehta atje ku të shkoni, Viso dy paketa”, shprehet avokati i Muratajt.


Sipas moderatorit, kontrata ishte për një sezon të plotë televiziv ndërkohë që ai ka realizuar vetëm 20 emisione.

Murataj u mor që të zëvendësonte Valbona Mhillin dhe Ermal Qorin. Të dy u pushuan nga puna në maj të këtij viti për shkak se gafat që bënë në emision u bënë virale në rrjetet sociale. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB