Politikë

Vasili i bashkohet protestës së PD në Kuvend

Këtë të fundit e cilësoi si frikacak, që fshihet pas “fustanave të ministreve”.

E.K
Vasili i bashkohet protestës së PD në Kuvend
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili mbajti një fjalim të shkurtër këtë të hënë në protestën e organizuar përballë Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, Vasili nuk kurseu akuzat dhe kritikat për Kryeministrin Edi Rama. Këtë të fundit e cilësoi si frikacak, që fshihet pas “fustanave të ministreve”.

Petrit Vasili: Kemi një kryeministër që hyn dhe del nga vrimat. Një frikacak të mbaruar. Keni një kryeministër që fshihet pas fustaneve të ministreve dhe këmbaleve të Gardës. Kur kemi një frikacak, të mbaruar është turp për ne që të mos e rrëzojmë këtë pis pisi që ka rrëmbyer dhe vjedh vendin ditë përditë. Asnjë hap mbrapa ndaj këtij frikacaku. Do ta shikoni do ikë me vrap. Vendosmëria jonë nuk duhet të ndryshojë. Kemi fuqinë dhe të drejtën me vetë, kurse hajduta trima nuk ka pasur kurrë.

Sot, parlamenti mbajti seancën e radhës, e cila nuk zgjati më tepër se 15 minuta. Deputetët e PD të përjashtuar u përplasën me Gardën, duke tentuar të hyjnë në parlament. Disa prej tyre ia dolën që të çajnë kordonin policor dhe të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku pati përplasje. Pasi qëndruan disa kohë në Kuvend, mbështetësit e opozitës dhe deputetët demokratë janë nisur drejt shtëpisë të liderit të PD-së Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, për akuzën e korrupsionit në aferën “Partizani”. Berisha lajmëroi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 20 shkurt./ZËRI

Poll

MOS HUMB