Aktualitet

Vatër zjarri edhe në Pogradec, flakët pranë varrezave të fshatit Guras (FOTOT)

Për izolimin e flakëve janë angazhuar mjete e punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Pogradecit e shërbimit pyjor.

f.t
Vatër zjarri edhe në Pogradec, flakët pranë varrezave
PAMJE NGA ZJARRI

POGRADEC-Pasditen e sotme janë shfaqur vatra zjarri në fshatin Guras në bashkinë e Pogradecit. Për izolimin e flakëve janë angazhuar mjete e punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Pogradecit e shërbimit pyjor.

Vatër zjarri edhe në Pogradec, flakët pranë varrezave
PAMJE NGA ZJARRI
Vatër zjarri edhe në Pogradec, flakët pranë varrezave
PAMJE NGA ZJARRI

Zjarrëfikësit bëjnë me dije se vatrat e zjarrit janë shkaktuar për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Flakët pasi kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët po përhapen me shpejtësi drejt zonës pyjore të Podgories dhe Qafë Plloçës. Zjarri ndodhet afër varrezave të fshatit Guras dhe po punohet për shuarjen e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB