Aktualitet

Vazhdon operacioni ‘Sundimi i ligjit’, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

B.A 33 vjeç banues në Tragjas, u arrestua nga Policia e Vlorës në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit'. Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë.

D.XH
Vazhdon operacioni ‘Sundimi i ligjit’, në pranga
Policia e Vlores

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Ky shtetas, në muajin qershor, ka kundërshtuar punonjësit e policisë, në ambientet e Spitalit të Vlorës. Në lidhje me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.  Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të Policisë. 

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:         

B. A., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë.   

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB