Aktualitet

VD- 45-vjeçari gjuan me gurë drejt kryeministrisë, neutralizohet nga Garda dhe Policia

Gjuajti me gurë në drejtim të kryeministrisë, policia ndalon 45-vjeçarin

E.K
VD- 45-vjeçari gjuan me gurë drejt kryeministrisë,
Momenti i ngjarjes

TIRANË- Një person ka gjuajtur me gurë drejt kryeministrisë mbrëmjen e djeshme, duke thyer xhamin e derës kryesore të saj.

Policia e Tiranës thotë se personi në fjalë ka qenë në gjendje të dehur dhe që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 minuta të së martës, në hyrje të kryeministrisë, ku personi filloi të gjuante me gure, por është neutralizuar.

Më pas ai është shoqëruar në ambientet e policisë dhe më pas në spital.


NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB