
PAMJE NGA NGJARJA
KSAMIL-Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen dy efektivë të policisë së shtetit duke dhunuar një turist është bërë virale. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë efektivët e Policisë teksa dhunojnë një turist. Videon e ka shpërndarë edhe krydemokrati Sali Berisha, i cili ironizon me fjalët: “Këtij i thonë dajak turizëm! Policët rrahin turistin! Krim publik!”.
Incidenti ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të tjerë, të cilët kanë reaguar me shqetësim ndaj mënyrës se si situata u trajtua./ZËRI
Poll