Aktualitet

VD- Makina me pankartë “rroftë Amerika” para SPAK, mbështetësit e Berishës e grisin

Një grua tërhoqi me forcë pankartën dhe e grisi.

f.t
VD- Makina me pankartë “rroftë Amerika” para SPAK,
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Përkrahësit e ish-kryeministrit u mblodhën sot në SPAK, gjatë kohës kur brenda godinës ndodhej Sali Berisha. Përveç tyre kishte dhe nga ata që ishin 'kundër' Berishës dhe dakort me drejtësinë.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI një makinë me pankartën “rroftë Amerika” kaloi para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, gjatë kohës kur brenda godinës ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha.

"I thyet ligjet e Amerikës. Rroftë drejtësia, rroftë Amerika”, shprehet qytetari që drejton mjetin.

Një grua, që ndodhet para godinës bashkë me dhjetëra të tjerë të ish-kryeministrit, tërhoqi me forcë pankartën dhe e grisi./ZËRI

Poll

MOS HUMB