Aktualitet

VD- ‘Më preu rrugën një makinë’, policia arreston shoferin e furgonit, 4 pasagjerë u plagosën

Policia ka publikuar pamjet kur furgoni me pasagjerë përmbyset në rrugë

E.K
VD- ‘Më preu rrugën një makinë’, policia
Momenti i aksidentit

KLOS- Policia ka vënë në pranga shoferin e furgonit që shkaktoi dje një aksident të frikshëm, në hyrje të tunelit të Murrizit, me pasojë plagosjen e 4 pasagjerëve. Ai akuzohet se ka dhënë deklarim të rremë për shkaqet e aksidentit, duke thënë se një mjet tjetër i kishte prerë rrugën. Në fakt nga kqyrja e kamerave të sigurisë, shihet qartë se shoferi 55-vjeçar humb kontrollin e mjetit, nga mungesa e vëmendjes apo pakujdesia, dhe jo nga prania e ndonjë makine tjetër në rrugë.


“Dha deklarim të rremë për aksidentin rrugor që shkaktoi mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit, vihet në pranga 55-vjeçari. Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. L., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari (automjet për transport ndërqytetas të qytetarëve) ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet. Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale për aksidentin, shtetasi A. L. ka dhënë deklarim të rremë, se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB