Aktualitet

VD- Protestuesit drejt Ministrisë së Brendshme: Duam drejtësi

Ata shprehen të indinjuara ndaj edukatores, ndërsa theksuan se institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi.

k.m.
VD- Protestuesit drejt Ministrisë së Brendshme: Duam drejtësi
pamje nga protesta

TIRANË- Qyetetarër pas Ministrisë së Arsimit vijuan protestën para Ministrisë së Brendhsme. Marshimi u shoqërua me thirrjet: Mos ma prek fëmijën.Duam drejtësi.Ata shprehen të indinjuara ndaj edukatores, ndërsa theksuan se institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi. Prindërit kërkuan drejtësi për rastin e rëndë, në mënyrë që ngjarje si kjo mos përsëriten.

‘Jemi për të kërkuar drejtësi për të funksionuar institucionet si duhet. Nuk do të heshtim kurrë për fëmijët tanë. Do të ngremë zërin dhe do të protestojmë për fëmijët tonë.’- tha një qytetar.

Qytetarët e nisën fillimisht protestën përballë Ministrisë së Arsimit, ndërsa marshuan më tej drejt Ministrisë së Brendshme me thirrjet për të vendosur drejtësi. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘’Stinët’’ ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin ‘’Stop’’ vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta, duke sjellë edhe nisjen e një aksioni nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar të gjitha kopshtet dhe çerdhet. Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për 2 efektivët, të cilët neglizhuan çështjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB