GJERMANI- Një sherr me lopata dhe sende të tjera të forta ka ndodhur në Gjermani, atje ku humbën jetën 5 shqiptarë si pasojë e një aksidenti në punë. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, sot ka pasur një situatë të rënduar. Kjo pasi sipas dëshmitarit që ka sjellë edhe videon për "JOQ", në këtë kantier shqiptarët trajtohen shumë keq dhe detyrohen të bëjnë punët më të vështira.
Në videon e xhiruar po në këtë kantier ndërtimi debati ka degraduar në përdorimin e lopatave dhe jo vetëm.
Vitin e kaluar në këtë kantier ndërtimi, pas një aksidenti ndërruan jetë 5 shqiptarë. Por më pas, hulumtimi i “BILD” zbuloi se në kantierin e madh të ndërtimit prej muajsh ka kushte të këqija. Kur u pyet nga mediat vendase, zyra e prokurorit publik të Hamburgut konfirmoi se kishte ndodhur një tjetër aksident në mars të vitit të kaluar, ku një punëtor ndërtimi u godit në kokë nga një copë metali. Në prill, një punëtor ra nga skela dhe në qershor një grua u elektrizua nga një kabllo.
Ndërtimi po kryheet nga kompania franceze "URW" po ndërton një qendër të madhe tregtare dhe aventure. Aty do të ndërtohen më shumë se 150 dyqane, 20 restorante, 3 hotele, kinema, një terminal lundrimi, 579 apartamente dhe zyra për 4000 vende pune./ZËRI