
TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga hetimet lidhur me vdekjen e 28-vjeçares Irida Hasalla, e cila ndërroi jetë 24 orë pas operacionit në spitalin privat "Amerikan 2" në Tiranë. Pas denoncimit të familjarëve të viktimës, Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 3 mjekë të spitalit, 2 prej të cilëve e kanë kryer ndërhyrjen dhe anestezistit.
Të 4 akuzohen për "neglizhencë në trajtim mjekësor", vepër penale, e cila nuk e përfshin masën e sigurisë "arrest me burg" në fazën e hetimeve. Por sipas Kodit Penal, në rastet kur provohet se neglizhenca e profesionistit ka rrezikuar jetën e personit apo ka dëmtuar shëndetin e tij, të dënohet me gjobë deri në 1 vit burg, ndërsa kur ka sjellë si pasojë vdekjen e pacientit, dënimi shkon deri në 2 vjet.
Irida Hasalla ndërroi jetë 24 orë pas operacionit që zhvilloi me mjeken Rezarta Kapaj. E reja ishte me tumor në mitër dhe kurohej por mjekët se morën parasysh këtë fakt, për 4 mijë € operacion estetik. Për arsye që ende nuk dihen, ata i dhanë "ok" për të kryer një 'liposuction', ose ndryshje heqje dhjami. Tani familja i ka kallëzuar në Policia dhe kanë nisur hetimet. Mjekja dhe anestezisti nga ana tjetër pretendojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa në kartelë kanë shkruar se e reja ndërroi jetë nga shkaqe të panjohura./ZËRI