Aktualitet

Vdekja e Sibela Abedinit/ Trondit babai: Gruaja ime ka pasur lidhje me Altin Çokun

Babai i Sibelës ka thënë se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë.

f.t
Vdekja e Sibela Abedinit/ Trondit babai: Gruaja ime ka pasur lidhje me Altin
Altin Çoku dhe Sibela Abedini

TIRANË- Babai i 27-vjeçares, Sibela Abedini e cila dyshohet se u vetëvra pasi shantazhohej në TikTok, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, Daniela duke u shprehur se ajo ka pasur lidhje me Altin Çoku. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 babai i Sibelës ka thënë se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë.

“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun. Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu. Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim. Jam dënuar padrejtësisht. Kam dyshime se bashkëshortja ime ka gisht në vrasjen e vajzës. Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq”, tha babai i Sibela Abedinit.

Babai i Sibela Abedinit ka treguar edhe bisedat e fundit me vajzën e tij, disa ditë përpara se 27-vjeçarja t’i jepte fund jetës së saj pas shantazheve nga personazhi i TikTok, Altin Çoku.

“Kam pasur komunikim me vajën time, më ka marrë në telefon më ka thënë më sill fotokopje të pasaportës se më duhet. E pyeta se çfarë problemi ke? Kam pasur komunikim me të, por nuk më ka thënë kurrë nëse i duhej gjë. Më tha babi më ndihmo se jam ndarë nga bashkëshorti dhe se ndodhem tek mami në Kamëz. Ajo më kërkoi ndihmë. I thashë brenda javës do të sjell paratë, do të marrësh vajzën dhe do të vish tek unë në Itali. Brenda javës do të vinte tek unë. Kam folur në Messenger me vajzën, nuk kishte shqetësim, foli normal me mua. Më kërkoi ndihmë si baba dhe i premtova që brenda javës do e merrja në Itali”, tha

Gjatë fjalës së tij babai i 27-vjeçares së ndjerë deklaroi se do ta marrë hakun 7 fish, duke shtuar se nëse 39-vjeçari del nga burgu do e heqë qafe së bashku me familjen e tij.

“Do të ecim me kanun. Do të pres çfarë do të bëjë ligji, akuzohet për shumë gjëra dhe s’ka bërë asnjë ditë burg. Shteti të marrë masa, ose ta paguajë shumë shtrenjtë së bashku me familjen e tij. Të zbardhet e vërteta nëse vajza është vrarë apo është vetëhedhur. Nuk më ka dhënë asnjë shenjë që do merrte këtë veprim. Djali ka hedhur akuza se ka qenë një person në sheshpushimin e pallatit. Ai mendon se Sibela është vrarë. Nëse nuk bëhet drejtësi, unë si babë do të marr hakun 7 fish. Ai të dënohet me burgim të përjetshëm, nëse del jashtë do e heq qafe së bashku me familjen e tij”,-theksoi babai.

Ndërkohë nëna e Sibelës dhe daja i saj kanë thënë se 27-vjeçarja është vrarë dhe jo vetëvrarë. Për rastin e 27-vjeçares Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedini, e cila u hodh nga lartësia e një pallati në zonën e Kamzës në datën 10 Shkurt. Para se të niste seanca gjyqësore, 39-vjeçari e ka cilësuar arrestimin e tij të paligjshëm duke thënë se foton në rrjetet sociale nuk e ka publikuar ai vetë, por një shoku i tij.

27-vjeçarja Sibela Abedini vrau veten pas publikimit të një foto intime nga shtrati me Altin Çokun në TikTok. Sibela kishte kërkuar që foto të hiqej nga Tik Tok, kërkesë që nuk o plotësua kurrë e për pasojë ajo shkoi drejt aktit ekstrem, duke lënë jetime vajzën e saj Ambrën vetëm 2 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB