Aktualitet

Vëllezërit rrihen për pronën edhe në Mat, 61-vjeçari godet me sende të forta të vëllanë

Fillimisht në Lushnje vëllai plagosi të vëllanë, ndërsa ngjarja është përsëritur edhe në Mat.

k.m.
Vëllezërit rrihen për pronën edhe në Mat,
Foto ilustruese

MAT- E mërkura e 6 marsit ka nisur me përplasje brenda familjes. Fillimisht në Lushnje vëllai plagosi të vëllanë, ndërsa ngjarja është përsëritur edhe në Mat. Si pasojë e përplasjes me të vëllanë, një 61-vjeçar është vënë në pranga për motive pronësie. Kjo pasi ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mat/U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive  pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat. Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB