Aktualitet

Vendi mbulohet nga mjegulla e dendur, vështirësi qarkullimi në Korçë dhe Kukës

Mjegulla e dendur ka përfshirë akset nacionale të qarkut juglindor.

f.t
Vendi mbulohet nga mjegulla e dendur, vështirësi qarkullimi në
mjegull

KORÇË- Disa qytete të vendit janë zgjuar ditën e sotme me prani të mjegullës së dendur. Aksi Korçë - Pogradec është pushtuar nga mjegulla duke vështirësuar qarkullim e automjeteve. Mjegulla e dendur ka përfshirë akset nacionale të qarkut juglindor.

 

Po ashtu prania e mjegullës së dendur ka shkaktuar vështirësi edhe në qytetin e Kukësit. Mjegulla ka prekur edhe një pjesë të gjatësisë së "Rrugës së Kombit", duke zvogëluar fushë-pamjen e për pasojë edhe lëvizjen e qytetarëve në kalimin e rrugëve por edhe drejtuesve të automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të përdorin dritat e mjegullës dhe rritjen e vegjilencës gjatë drejtimit për shkak të kufizimit të fushë-pamjes deri në 30-40 metra. /ZËRI

Poll

MOS HUMB