Aktualitet

Vëzhguan mbi një muaj… Kë do të vrisnin? Policia e Lezhës parandalon ngjarjen e rëndë

Të dyja në pronësi të të njëjtit person, i identifikuar me inicialet Xhon Sari.

k.m.
Vëzhguan mbi një muaj… Kë do të vrisnin? Policia e
Pamje nga arrestimi i tij

LEZHË- Një ngjarje kriminale ishte paralajmëruar që të ndodhte në Lezhë. Por nuk dihet se kush është shënjestra. Policia e Lezhës, pasditen e sotme ka ndaluar 2 mjete me targa të huaja, një tip "Golf" dhe një tjetër "BMW GT". Të dyja në pronësi të të njëjtit person, të Xhon Sarit. Personi që kishte këto mjete, kishin me vete armë me plumb në fole, detaj që tregon se kishin shkuar në zonë për të kryer një vrasje. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë.


Por kemi arritur që të sigurojmë informacionin se të dy mjetet që ai kishte në emër të tij, kishin hyrë dhe dalë nga Shëngjini për një muaj rrjesht. Mesa duket duke ruajtur objektivin e tyre, i cili nuk dihet ende se kush është. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shëngjin, Lezhë/Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë. I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”. Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMë”, me drejtues shtetasin Xh. S.. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB