
TIRANË-Teksa pritet që në orët e vona të kësaj të marte, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të zbresë në Aeroportin e Rinasit, Policia ka marrë masat. Një trupë e policisë ka mbërritur në Rinas, ndërsa do të bëjë shoqërimin e tij më pas drejt Tiranës.
Zelensky do të marrë pjesë në punimet e Samitit të organizuar për Ukrainën, që mbahet të mërkurën e 28 shkurtit në kryeqytet.
Ndërkohë presidenti i Ukrainës në orën 09:00 të mëngjesit të së mërkurës do të pritet në Kryeministri nga kreu i Qeverisë Edi Rama, me të cilin do të zhvilloojë një takim "kokë më kokë". Më pas do të ketë një takim mes dy delegacioneve dhe më pas firmosjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. /ZËRI