
Qytetari i gjakosur
FUSHË KRUJË- Protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit në Thumanë. Në videon e mëposhtme shihet një qytetar që është gjakosur në faqe si pasojë e përplasjes. Nuk dihet se kush e ka qëlluar që i ka shkaktuar plagën në fytyrë.
Ai shihet teksa ecën mes turmës së efektivëve dhe kërkon mbështetjen e protestuesve të tjerë.
"Kapni gurë, gjuni more me gurë,"- dëgjohet të thotë ai.
Për herë të katërt, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë në protestë në aksin Thumanë Kashar. Ata kërkojnë që të kenë akses në rrugë për vete dhe bizneset e tyre. Protestuesit kanë bllokuar anët e autostradës Thumanë-Kashar.
Poll