Aktualitet

VIDEO- Plagosja në Tiranë/ Policia: Sherr mes fqinjëve

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt pronësie mes dy komshinjve.

f.t

VIDEO- Plagosja në Tiranë/ Policia: Sherr mes fqinjëve

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e ndodhur në rrugën e Elbasanit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt pronësie mes dy komshinjve.

Mësohet Amarildo Kamberi ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij Xhevahir Kolavarin. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po kërkohet autori i dyshuar, i cili është largua nga vendngjarja.


Njoftimi i policisë:

Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB