Aktualitet

VIDEO/ Rënie gurësh dhe shi i dendur, bllokohet rruga në Shkopet

Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë.

F.m
VIDEO/ Rënie gurësh dhe shi i dendur, bllokohet rruga në Shkopet
Moti i keq

MAT- Shkopeti është i pakaluaeshëm. Pamjet e publikuara nga Zëri.ai tregojnë se si rruga në shumë akse është bllokuar. Moti i keq dhe shirat e dendur kanë bërë që gurët të bien e të bllokojnë rrugën. Çdo person që mund të kalojë në këtë aks, është i rrezikuar.

Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë. Në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Edhe në Durrës, në afërsi të stadiumit Niko Dovana ka prani të madhe të ujit në rrugë, duke vështirësuar kalimin e mjeteve.

Problematike raportohet të jetë situata dhe në Mirditë, ku rrezikohen të përmbyten disa banesa, si pasojë e fryrjes së përroit të Zmejës. Po ashtu, ka bllokim të rrugës në Shkopet. Ekipe shpëtimi të Mbrojtjes Civile dhe të zjarrfikësve si edhe punonjës të firmës që mirëmban rrugët janë dërguar në vend.

Poll

MOS HUMB