Aktualitet

VIDEO- Skandali me shkollën e Magjistraturës, si "mbinë" 24 emra tek LISTA e fituesve. Studentët: Të anulohet provimi!

E gjitha duket se është e stisur për të shtuar emra të tjerë në listë.

f.t.k.m.
VIDEO- Skandali me shkollën e Magjistraturës, si
peticioni

TIRANË- Një skandal ka përfshirë shkollën e Magjistraturës, ndërsa dhjetra studentë pretendojnë se lista me fituesit është e gjitha e manipuluar. Por si ka nisur historia? Denoncimi është bërë nga vetë studentët që kanë konkurruar përmes një peticioni. Prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, që janë regjistruar për të marrë pjesë në fazën e parë të provimit të pranimit në profilin gjyqtar, prokuror dhe ndihmës ligjor për programin e formimit fillestar për vitin akademik 2024 – 2025, pretendojnë se ka pasur një "hile". E gjitha e stisur për të shtuar emra të tjerë në listë.

Duke iu referuar tekstit të peticionit, studentët për profilet e mësipërme në Shkollën e Magjistraturës pretendojnë se fillimisht janë shpallur 79 kandidatë fitues. Por më pas, stafi i shkollës ka nxjerrë pretendimet se tezat janë rikorrigjuar sepse pajisja e "scantronit" nuk ka punuar. Ky fakt për studentët ishte pranuar edhe nga kreu i këtij institucioni, profesor Arben Rakipi.

Pasi palët kanë rënë dakord se diçka ka shkuar keq janë larguar, vetëm për të mësuar më pas se tezat ishin ri-korrigjuar dhe në listë kishin "mbirë" kandidatë të tjerë. Fituesit ishin 121 në krahasim me 79 që duhet të ishin në fazën e parë. Kjo lëvizje ka ngritur dyshime se procesi është manipuluar qëllimisht për të futur mes fituesve dhe studentë të tjerë, sipas tyre, edhe emra që nuk e meritojnë të jenë pjesë e listës. Megjithatë në peticionin e tyre, nuk specifikojnë asnjë. 

Megjithatë një kërkesë e kanë të qartë: Kërkojnë anulimin e provimit të pranimit!

"Në datën 22 prill 2024 është zhvilluar provimi. Në përfundim të provimit janë korigjuar tezat dhe janë shpallur publikisht në prani të pjesëmarrësve rezultatet e pranimit dhe janë shpallur fitues 79 kandidatë. Nga drejtori i shkollës Arben Rakipi, u pranua sot se procesi i korigjimit ka pasur probleme dhe se pajisja nuk ka funksionuar dhe janë rikorigjuar tezat edhe një herë pa praninë e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me pikë plus për kandidatët fitues duke shtuar listën në 121 kandidatë. Ky fakt ka cënuar rëndë parimin e transparencës e cila parashikohet në rregulloren e brendshme të shkollës. Kërkojmë anulimin e provimit të pranimit kërkues,"-shkruajnë studentët në peticion.

VIDEO- Skandali me shkollën e Magjistraturës, si
PETICIONI
VIDEO- Skandali me shkollën e Magjistraturës, si
PETICIONI

Gjithashtu ata kanë publikuar edhe një video, teksa ndodhen në ambientet e shkollës, por u nxjerrin justifikime që të mos e protokollojnë kërkesën e tyre ndaj drejtuesëve të institucionit. 

Pas peticionit një grup kandidatësh për prokurorë në shkollën e Magjistraturës janë mbledhur te Poli i Drejtësisë dhe kërkojnë anulimin e fazës së parë të provimit. “Poli i Drejtësisë” shërben si godinë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Shkollën e Magjistraturës. Reagimi i tyre vjen një ditë pas provimit të zhvilluar në këtë ndërtesë. 

Çfarë ndodhi ditën e provimit?

Problemet kanë nisur që me kohë e testimit të kandidatëve, pasi fillimisht provimi ishte paralajmëruar për në orën 08:00 të mëngjesin, ndërsa provimi ka nisur në orën 12:00. Gjysmë ore pas nisjes së tezës, pedagogët kanë tërhequr të gjitha fletët e provimit, duke shpërndarë një tezë tjetër. Pas përfundimit të provimit, kandidatët janë futur brenda për t’u njohur me përgjigjet e testit, i cili skanohet nëpërmjet një pajisje të quajtur Skantron, nga e cila kanë dalë fitues 74 kandidatë nga 440 kandidatë në garë.

Si ndryshuan pikët?

Për të fituar të drejtën e studimit në Shkollën e Magjistraturës, një kandidat duhet të fitojë minimumi 60 pikë. Një prej kandidatëve që një ditë më parë ishte vlerësuar me 28 pikë, gjatë ditës sotme sipas burimeve nga Balkanweb, ka fituar 58 pikë. Megjithëse nuk është shpallur fitues, marzhi i gabimit është tejet i lartë, çka ofron garanci për kandidatët e tjerë. Për këtë arsye, dhjetëra kandidatë kanë kërkuar mbrëmjen e sotme që të ripërsëritet provimit.

Prej kohësh, Shkolla e Magjistraturës përfiltet se është kthyer në një institucion nepotik, ku pranohen djemtë dhe vajzat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga procesi i Vettingut. Megjithatë lidhur me pretendimet nuk ka pasur asnjëherë asnjë hetim që t'i provojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB