
TIRANË- Në videon që po shikoni dokumentohet arrestimi i Kastriot Palushit, efektivit të Komisaritit nr.4 në Tiranë, i cili u vu në pranga këtë pasdite. Në pamje shihet se Palushi është ndaluar teksa udhëtonte me automjetin e tij. Agjentët e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore shihen teksa e shtrijnë në bar Palushin dhe i vënë prangat. Më pas, veshur me pantofla, tuta të shkrurtra dhe një bluzë, ai futet në Drejtori.
Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij. Qytetari në fjalë ishte kallëzuar për kanosje nga një grua. Efektivi Palushi, për të lehtësuar situatën e qytetarit, i ka kërkuar para.