
TIRANË- Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit ka ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Bebi i gjinisë mashkull ka lindur 6 kilogramë e 150 gramë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”. Mirënjohje nga për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë,”- shkruan Koçiu në postim.