
TIRANË- Qytetarët me të drejtë vote kanë shkuar sot për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Poloni. Të gjithë qytetarët polakë që jetojnë në Shqipëri i janë drejtuar ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Qendra e votimit është hapur në orën 7 të mëngjesit dhe pritet që të mbyllet në orën 21.00.
VOTIMET ME VIDEO:
Në garë këto zgjedhje presidenciale janë janë kryebashkiaku pro-evropian i Varshavës, Rafał Trzaskoëski (Rafaut Shaskovski), i mbështetur nga koalicioni qeverisës politikisht i larmishëm i Donald Tuskut, kundër historianit dhe ish-boksierit amator Karol Naërocki, i cili ka mbështetjen nga partia e së djathtës populiste "Ligj dhe Drejtësi".
Në Poloni, presidenti ka një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Raundi i parë i zgjedhjeve u fitua nga kryebashkiaku pro-evropian i Varshavës, Rafał Trzaskoëski, por sërish nuk e fitoi dot shumicën. E vështirë duket edhe situata në këto zgjedhje, pasi sondazhet tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve këtë të dielë është shumë e ngushtë./ZËRI